Marash Kumbulla është një mbrojtës me fizik të përshtatshëm dhe mjaft i mirë në dyluftime, ndërsa është i rritur në akademinë e Veronës. Nga atje ka dalë dhe ende po vazhdon me këtë skuadër, duke shpresuar që herët t’i bashkohet edhe elitës së futbollit italian.
Për të shkuar deri në këtë pikë ka ende kohë, ndërsa Kumbulla po bind gjithmonë e më tepër drejtuesit e Veronës. Por tani është “Calciohellas.it” që shkruan se përtej ekipit italian, Kumbulla ka edhe interesin e Kristian Panuçit. Ky i fundit po e vëzhgon më nga afër këtë lojtar, duke kërkuar edhe një grumbullim të mundshëm të tij në takimet e marsit. Mbrojtësi në fjalë ka rinovuar me Veronën deri në vitin 2022, ndërsa ka luajtur me grupmoshat e Shqipërisë. Madje edhe debutimin me ekipin e parë të Veronës e ka bërë në datën 27 dhjetor, në atë fitore me rezultatin 4-0 ndaj Citadelas. /Shqiperia.ch/