You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi nuk është i qetë, Shqipëria nuk funksionon pa Roshin dhe Sadikun

Panuçi nuk është i qetë, Shqipëria nuk funksionon pa Roshin dhe Sadikun

Shqipëria do të luajë në shtator ndaj Izraelit dhe Skocisë, në ndeshjet e vlefshme për “Ligën e Kombeve”.

Në prag të këtyre takimeve të rëndësishme, trajneri Panuçi nuk mund të jetë i qetë. Sigurisht, këtu nuk po flasim vetëm për rezultatet e fundit që ka marrë me Shqipërinë dhe rrezikimin e stolit, por edhe për ndeshjet që do të luhen në këtë muaj.

Kombëtarja do të ketë dy mungesa të rëndësishme, që përbëjnë edhe boshtin kryesor të ekipit, Roshi dhe Sadiku. Të dy këta futbollistë janë të dëmtuar dhe nuk do jenë të gatshëm për Panuçin.

Nëse i rikthehemi 10 ndeshjeve të fundit të Shqipërisë, atëherë shohim se në 5 golat e shënuar nga ana e kuqezinjve, kanë qenë protagonist pikërisht Roshi dhe Sadiku. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top