![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/09/saaaa-1132x509.jpg)
Shqipëria do të luajë në shtator ndaj Izraelit dhe Skocisë, në ndeshjet e vlefshme për “Ligën e Kombeve”.
Në prag të këtyre takimeve të rëndësishme, trajneri Panuçi nuk mund të jetë i qetë. Sigurisht, këtu nuk po flasim vetëm për rezultatet e fundit që ka marrë me Shqipërinë dhe rrezikimin e stolit, por edhe për ndeshjet që do të luhen në këtë muaj.
Kombëtarja do të ketë dy mungesa të rëndësishme, që përbëjnë edhe boshtin kryesor të ekipit, Roshi dhe Sadiku. Të dy këta futbollistë janë të dëmtuar dhe nuk do jenë të gatshëm për Panuçin.
Nëse i rikthehemi 10 ndeshjeve të fundit të Shqipërisë, atëherë shohim se në 5 golat e shënuar nga ana e kuqezinjve, kanë qenë protagonist pikërisht Roshi dhe Sadiku. /Shqipëria.ch/