Një fitore që do të kthente besimin e munguar te tifozët, do të ishte ajo e para pak ditëve, ku Shqipëria do të mundte Izraelin me rezultatin 1-0.
Goli i Taulant Xhakës do të përmbyllet gjithçka, por nëse ka një gjë për t’u veçuar nga ajo mbrëmje, është performanca fanastike e Egzon Binakut. Futbollisti që debutoi me Shqipërinë, bëri që të harrohej lehtësisht mungesa e Ansi Agollit.
Panuçi nuk e ka në planin e së ardhmes këtë të fundit, për vetë moshën e tij, e ka përsëritur shumë herë. Bëri gjithçka për të zëvendësuar atë, por në fund zgjodhi të mos mbante një “krenari të sëmurë”, për të larguar në mënyrë të menjëhershme Agollin, por e grumbulloi te Shqipëria.
Tashmë mbrojtësi i krahut të majtë në Kombëtare, e sheh se hapësira për të është thuajse inekzistente. Gjithmonë në konferencën për shtyp do të paraqitet ai përkrah Panuçit, si kapiteni i Shqipërisë, por kur kthehemi në fushën e lojës, atëherë nuk e dallojmë atë, askund.
“Nuk më vjen keq që nuk luaj me Shqipërinë. Çdo kapiten e ka për detyrë të vij dhe të jap pergjigje pyetjeve tuaja(pak ironi). Çdo lojtar vjen për të luajtur, zgjedhjet i bën trajneri më pas. Luaj apo jo nuk ka rendësi.
Rendësi ka që të eci mirë grupi dhe të fitojmë nesër. Mendoj se shokët e skuadrës e kanë parasysh atmosferën që do jetë nesër. Duhet ta shfrytëzojnë atmosferën duke shmangur emocionin dhe të bëjnë më të mirën.
Gjatë kësaj periudhe kam dhënë maksimumin në stërvitje. Të tjerat si di. Shpresoj të jem. Binaku ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Më ka surprizuar si është përshtatur kaq shpejt me grupin në ndeshjen e parë. Po ashtu dhe Gavazaj. Kështu që fjalët janë pozitive për ta”, ka thënë Agolli. /Shqipëria.ch/