Hamdi Salihi nuk është emri që trajneri Kristian Panuçi preferon për sulmin e tij, madje as duke e grumbulluar, e megjithatë futbollisti shkodran di të tregojë se e bën ndryshim edhe jashtë fushës së lojës.
Asnjë deklaratë e dhënë kundër italianit, por shumë “duartrokitje” dhe përgëzime në fjalët e tij. Në një konferencë për mediat, Salihi ka thënë se i pëlqen së tepërmi guximi që ka Panuçi për t’i besuar lojtarëve të rinjë, ndërsa këta të fundit kanë ditur t’ia shpërblejnë besimin.
FITORJA – “Më vjen mirë që u rikthyem te rezultati që kishim nevojë, shpresoj të jetë ogur i mirë për vazhdimësinë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe kemi një motiv për besim, si sot”.
TË RINJTË – “Më pëlqen guximi i trajnerit për t’i dhënë formacionit disa lojtarëve të rinj dhe besoj se të gjitha ia shpërblyen dhe e justifikuan. E ardhmja duket e mirë, shpresoj të kemi edhe fatin me vete”.
E ARDHMJA – “Kemi të rinj shumë të mirë dhe kemi një trajner që beson shumë tek ta, kjo është shpresëdhënëse për të ardhmen. Fillimi ishte i mbarë, por le të shohim te ndeshja e dytë, sepse është kthyer besimi”.
SHANSET PËR KUALIFIKIM – “Të shohim ndeshjen e dytë, është Skocia përpara, duket të qëndrojmë me këmbë në tokë”.
BALAJ E GURI NË SULM – “Shqipëria ka pasur dhe do të ketë gjithnjë shkodranë në sulm”.
KARRIERA NË AUSTRI – “Jemi në fazë rindërtimi te Nojshtat dhe besoj se edhe këtë vit do të jemi konkurrues. Shpresoj të ngjitemi në Bundesligë. Jam i lumtur në Austri, është vendi ku gjithnjë kam kaluar momente të mira””, ka përfunduar Salihi. /Shqipëria.ch/