You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi në “Niko Dovana”: Guri i ka bërë vend vetes në Kombëtare, Kaseti do të përmirësojë mbrojtjen

Panuçi në “Niko Dovana”: Guri i ka bërë vend vetes në Kombëtare, Kaseti do të përmirësojë mbrojtjen

Kombëtarja do të grumbullohet për një periudhe stërvitore 10 ditore në Zvicër në fund të këtij muaji, aty ku do të zhvillohet edhe miqësorja me Ukrainën. Trajneri Kristian Panuçi, ka mbërritur në Tiranë, ku ka organizuar dhe një takim me trajnerët e ekipeve të moshave. Ai do të jetë prezent edhe në stadiumin “Niko Dovana” për të ndjekur sulmuesin Sindrit Guri. Në një prononcim për “Supersport”, Panuçi u shpreh:

Panuci

“Fizikisht lojtarët nuk do të vijnë në maksimumin e mundshëm, megjithatë Kombëtarja është Kombëtare dhe nuk ka shumë takime miqësore, kështu që në 10 ditët e grumbullimit duhet të punojmë me seriozitet për të vijuar me përgatitjet në kuadër të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve të Europianit.

mbledhja

I kuptoj futbollistët që kanë zhvilluar një sezon të lodhshëm, duke dhënë gjithçka, megjithatë duhet të japin edhe diçka për kombëtaren në mbyllje të sezonit, sepse me skuadrën përfaqësuese nuk bëhet shaka. Grupin po e formojnë. Pas humbjes me Norvegjinë e kuptova që diçka duhet të ndryshojmë, por me fokusin kryesor tek mënyra e lojës. Në Zvicër do të provojmë në disa aspekte të rëndësishme.”

Sindrit Guri në Kombëtare? 

“Guri ia ka bërë vetë vendin vetes në Kombëtare nëpërmjet paraqitjeve dhe golave që po shënon. Duhet të vazhdoj të punoj  dhe shpresojmë që te jetë pjesë e grupit, por gjithçka varet nga ai. Unë ftoj gjithnjë më të mirët.”

Emërimi i Marko Kasetit si zëvendëstrajner…. 

“Besoj se ka mbi 300 ndeshje në Serinë A. Kemi qenë shokë skuadre te Roma. Kam një marrëdhënie mjaft të mirë me të, mund të më ndihmojë sidomos me mbrojtësit dhe puna e tij do të ketë shumë vlera  në përmirësimin e repartit difensiv.”

Mbledhja me trajnerët e moshave të Kombëtares…

“Sapo zhvilluam një mbledhje me të gjithë trajnerët e kombëtareve të moshave. Federata Shqiptare e Futbollit po investon për të rritur sa më shumë talente nga Shqipëria. Shpresojmë që të lindin sa më shumë lojtarë me cilësi, që në të ardhmen t’i shërbejnë përfaqësueses. E rëndësishme është që puna dhe bashkëpunimi me klubet ka nisur.”

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top