You are here
Home > Kryefaqja > Panuçi ndjek takimin në “Selman Stërmasi”, bisedë me sulmuesin ganez të Kastriotit

Panuçi ndjek takimin në “Selman Stërmasi”, bisedë me sulmuesin ganez të Kastriotit

Panuçi është duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme kohën që po kalon në Shqipëri, teksa ka zgjedhur që të ndjek ndeshjen që po zhvillohet në “Selman Stërmasi” mes Partizanit dhe Kastriotit.

Në këtë takim ndodhet dhe futbollisti i vetëm i grumbulluar nga ana e teknikut italian në Kombëtare, Alban Hoxha. Megjithatë ky vëzhgim i Panuçit në këtë stadium, shërben për të ndjekur edhe elemente të tjera alternative që mund të vijnë nga ana e të kuqve, duke bindur në fushën e lojës.

Panuçi është parë në shoqerinë e Ervin Bulkut, ndërsa përpara takimit, ka biseduar me sulmuesin ganez të Kastriotit, Çarls Atsina. Mesa duket njohja e tyre, duket të jetë e vjetër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top