
Trajneri i kombëtares sonë ka rrëfyer historinë e tij për të përditshmen sportive “Gazzetta Dello Sport”. Përgjatë një interviste, tekniku Italian është pyetur rreth karrierës së tij si futbollist dhe së fundmi për aventurën e tij me shqiponjat kuq e zi. Në fjalën e tij, Panuçi ndër të tjera ka shprehur se këshilla më e vlefshme në karrierën e tij i ka ardhur nga legjenda e klubit të Milanit, Paulo Maldini.
“Kundërshtari yt më i madh është gjithmonë vetja jote” -ka qënë këshilla e ish-kapiteni historik i kuq e zinjëve drejtuar trajnerit të kombëtares së Shqipërisë. Në fund Panuçi nuk i ka rezistuar dëshirës për të pranuar në të ardhmen drejtimin e skuadrës së Romës. Italiani ka qënë pjesë e klubit kryeqytetas dhe një rikthim në familjen verdhë e kuqe, do të ishte arritja e tij më e madhe për të ardhmen./Shqipëria.ch./