
Gjatë kohëve të fundit, Panuçin po e projektojnë si trajner në stolin e Romës. Rezultatet e shumta negative që ka marrë së fundmi ekipi italian, që nuk po bind as me lojë, kanë detyruar drejtuesit të mendojnë zëvendësimin e Di Françeskos.
Panuçi është një nga emrat kryesorë, që mund të marrë drejtimin e Romës. Jo e rastësishme, pasi trajneri aktual i Shqipërisë është një nga emrat legjendarë të këtij ekipi. Për më tepër, emri i trajnerit tonë nuk ka dalë më kot në mediat italiane.
Po sipas tyre, ishte legjenda Toti së bashku me De Rosin që e propozuan diçka e tillë. E të imagjinosh, që Toti gjithmonë dëgjohet në këtë ambient sportiv dhe është një idhull për të gjithë, padyshim që edhe mendimi i tij rreth trajnerit të Shqipërisë u morr parasysh.
Sipas “Vocegiallorossa” gjithçka është e llogjikshme, pasi Panuçi është duke u rritur edhe si trajner, ndërsa nuk do të ishin të habitshme edhe zhvillime të reja në orët në vazhdim, që e lidhin ish-legjendën e Romës me stolin e këtij ekipi. /Shqiperia.ch/