Zakonisht jemi mësuar që Panuçi dhe kombëtarja shqiptare të thërrasë futbollistë të rinjë në moshë dhe të prespektivës, për të pasur më të thjeshtë realizimin e objektivave. Osë në të kundërt, ka pasur edhe raste të futbollistëve paksa më të mëdhenj në moshë, por që luajnë në ekipe prestigjoze dhe dyert e Shqipërisë janë gjithmonë të hapura për të pasuruar skuadrën.
Por rasti në fjalë, është krejtësisht i veçantë dhe nuk e ka një të dytë. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Panuçi është duke ndjekur nga afër mbrojtësin 27-vjeçar, Florian Daci. I dalë nga ekipi i Naftëtarit, Daci është duke luajtur për një tjetër ekip shqiptar aktualisht, Lirinë e Prizrenit. Sipas medias italiane, Panuçi është duke e parë me kujdes këtë futbollist për ta marrë në Kombëtare.
Nëse keni ngelur disi të çuditur nga e gjitha kjo, nuk mbarojmë këtu, ka akoma. Lacio dhe Xhenoa janë vënë të dyja në lëvizje, për të transferuar futbollistin shqiptarë në ekipet e tyre gjatë merkatos së janarit. E gjitha kjo tingëllon më shumë e çuditshme pasi asnjëherë nuk kemi dëgjuar të flitet për të. Gjithsesi, nuk duhet harruar, zhurma dhe puna kurrsesi nuk mund t’i përkasin së njëjtës anë. Mesa duket Daci i përket kësaj të dytës. /Shqiperia.ch/