You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi komenton Shqipërinë: Nuk e kishim një si Uzuni, Hysaj nuk duhet të ketë probleme skeme

Panuçi komenton Shqipërinë: Nuk e kishim një si Uzuni, Hysaj nuk duhet të ketë probleme skeme

Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës në ditën e nesërme, atje ku do të përballet ndaj Jordanisë në një test miqësor, përpara se të luajë ndaj Izraelit në “Ligën e Kombeve”.

Në konferencën e sotme për shtyp, ishte trajneri i Shqipërisë, Panuçi ka vlerësuar takimet që do të luhet në tetor, ndërsa ka komentuar edhe talentin Uzuni, duke u shprehur se Shqipëria nuk e ka pasur kurrë një lojtarë të tillë.

Tekniku italian ka folur edhe për deklaratën e Hysajt, që shprehej se nuk ishte përgatitur për ndryshimin e skemës të Panuçit.

“Kemi disa lojtarë që nuk kanë shumë minuta në këmbë. Kemi shpirtin e duhur për të reaguar dhe pres të bëjmë mirë nesër, sepse luan Kombëtarja.

Zgjedhja e Jordanisë ka qenë duke parë renditjen e tyre, ndërsa mund të them se ka disa ngjashmëri me Izraelin. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë nga këndvështrimi teknik dhe taktik.

Mendoj se ka shumë djemë të rinjë që meriton Kombëtaren, unë kam qenë i hapur ndaj prurjeve të tyre. Portat janë gjithmonë të hapura për këdo. Demiri nuk është thirrur, për shkak se Lenjani ka rritur formën e tij dhe na garanton më tepër eksperiencë se Demiri. Për momentin është në shtëpi, por kjo nuk do të thotë se do të qëndroj gjithmonë në shtëpi.

Një lojtar që luan në Champions League si Hysaj, nuk mendoj se një modifikim me tre mbrojtës do ndryshonte diçka të madhe. Nuk është problem skeme, është një veçanti që ndodh në lojë.

Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta. Kam luajtur 8 vite, dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem”, është shprehur Panuçi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top