
Kamer Qaka është një nga gjetjet dhe risitë e Panuçit me ardhjen e tij te Shqipëria. Kur trajneri italian zgjodhi të afronte mesfushorin te kuqezinjtë, të gjithë u habitën, sepse Kamer Qaka nuk njihej nga tifozët shqiptarë. Ai kishte luajtur për shumë kohë me moshat e Norvegjsië, por zgjodhi afrimin e tij te Shqipëria.
Një hap mbrapa ishte në karrierën e Qakës, largimi nga Politeknika Iashi, për të shkuar Steaua e Bukureshtit. Pa kaluar shumë javë, mesfushori shqiptar është rikthyer sërish në ekipin e Politeknikës. Pavarësisht kësaj situate dhe hapit mbrapa në karrierë, Qaka nuk pendohet:
“Në momentin që kam mbërritur në Rumani, kam mendur për shumë gjëra. Megjithatë pasi kaluan disa kohë, nisën të më qartoheshin të gjitha. Tashmë mund të them se te Politeknika Iashi kam rigjetur shtëpinë time”, ka thënë Qaka për mediat rumune. /Shqipëria.ch/