
Shqipëria ka humbur me rezultatin 0-2, në një ndeshje ku kuqezinjtë ka dominuar për gjatë gjithë takimit. Të dënuar nga fati shpeshherë, futbollistët shqiptarë nuk kanë mundur të shmangin edhe padrejtësitë e futbollit, duke u ndëshkuar në pak raste të Izraelit, ndërsa nuk janë finalizuar një sërë aksionesh.
Trajneri Panuçi në një intervistë për “RTSH Sport”, ka shfaqur keqardhje për këtë ndeshje të humbur, duke u shprehur se kuqezinjtë nuk e meritonin, ndërsa njëkohsisht shfaq edhe shenja dorëzimi, sa i përket një kualifikimi të mundshëm nga “Liga e Kombeve”.
“Më vjen shumë keq për djemtë, sepse kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Kemi shkelur në çdo cep të fushës dhe luajtur gjatë gjithë lojës. Morëm një gol nga shkelmimi i portierit dhe kjo është një gjë e rëndë. Në fund pësuam një gol. Të kthehesh në shtëpi me një humbje të tillë, të vjen vërtet shumë keq.
Unë e ktheva kokën dhe kur pashë topin që shkonte të Hamel gjatë golit të parë, me siguri që mbrojtësit kanë fjetur gjumë. Është e vështirë të fitosh ndaj Skocisë me rezultatin 3-0 dhe të shpresoj për detyrën e tyre ndaj Izraelit. Ne ndërkohë mund të themi se jemi jashtë. Unë nuk jam i dorëzuar, por duke humbur kështu, të vjen vërtet keq”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/