You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi “fërkon duart”, Uzuni projektohet për të zëvendësuar talentin e Juventusit

Panuçi “fërkon duart”, Uzuni projektohet për të zëvendësuar talentin e Juventusit

Para pak orësh, “Shqiperia.ch” ka publikuar në mënyrë ekskluzive se disa skautë të Fiorentinës kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e Shqipërisë, për të parë më nga afër Myrto Uzunin.

Nuk dihet ende se çfarë përshtypjesh ka lënë futbollisti shqiptar tek italianët, ndërsa zhvillime të reja priten në orët në vijim. Megjithatë, nëse gjithçka do të mbyllej me sukses, atëherë Uzuni do të haste konkurrencë të fortë te Fiorentina, të paktën për 6 muaj.

Kështu, në vendin e tij tek ekipi i njohur italian, luan talenti i Juventusit, Marko Pjaca. I huazuar nga bardhezinjtë, Pjaca do të jetë pjesë e Fiorentinës deri në qershor. Kjo do të thotë se vendi i titullarit do të ngelej bosh për Uzunin, nëse ky i fundit do të bindte drejtuesit për të qenë titullar i padiskutueshëm. Kështu shpjegohet edhe interesimi i klubit italian për të pasur shërbimet e një mesfushori të majtë premtues, pasi Marko Pjaca është i përkohshëm në atë skuadër dhe Juventusi nuk ka ndërmend ta lirojë futbollistin e saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top