
Në prag të ndeshjeve të Kombëtares në tetor, ndaj Jordanisë dhe Izraelit, trajneri i Shqipërisë duhet të ndihet i kënaqur, pasi shumë lojtarë shqiptarë po e gjejnë formën e tyre.
Mes tyre renditet edhe Ermir Lenjani. Ky i fundit ishte një nga lojtarët më të preferuar të De Biazit, por periudha e vështirë në karrierën e tij, bëri që Panuçi shpeshherë ta evitonte në listën e Shqipërisë.
Tashmë Lenjani është kthyer në një titullar stabël te Sioni, duke e ndihmuar këtë të fundit në misionin e saj, për t’u ngjitur sa më shumë në kampionatin zviceran. Skuadra e Sionit ka marrë fitoren e parë në drejtimin e trajnerit Murat, duke mposhtur me rezultatin 1-3 Sionin. Në këtë takim Lenjani ka luajtur si mesfushor, duke treguar se gjendet në nivelet më të larta. /Shqipëria.ch/