
Strakosha nuk do të jetë i gatshëm në dy takimet e rradhës që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Turqisë dhe Andorrës. Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikueset e Europianit, që do të nisë pikërisht në këtë muaj.
Ky do të ishte vendimi i Panuçit, që nuk e toleroi aspak moskorrektësinë e Strakoshës, që nuk do të paraqitej në grumbullimin e Kombëtares në orarin e përcaktuar, për shkak të një vonese që i kishte ndodhur në Itali, duke i sjellë edhe humbjen e linjës së fluturimit.
Trajneri i Shqipërisë nuk e fali një gjë të tillë, duke bërë që Strakosha të ngelet në Itali gjatë kësaj periudhe. Strakosha ka bërë edhe reagimin e parë mbi këtë çështje, megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëpërmjet një foto të publikuar në Instagram, me fanellën e Shqipërisë, lojtari shqiptar i mbivendos edhe këngën e Eminemit me titullin: “Deri kur të mos kem më fuqi”. Një deklaratë dashurie kjo e Strakoshës për këto ngjyra, që nuk luhatet pavarësisht këtyre momenteve të vështira. /Shqiperia.ch/