You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi e nisi por edhe mund ta “mbylli” me Izraelin, sot nuk ka më eksperimente

Panuçi e nisi por edhe mund ta “mbylli” me Izraelin, sot nuk ka më eksperimente

Rastësitë e bukura ndodhin, megjithëse rrallë, ato janë një tregues i vërtetë për çdo situatë. E tillë është edhe ajo e Panuçit. Tekniku italian mori stolin e Kombëtares pikërish në ndeshjen e 11 qershorit të vitit të shkuar, ndaj Izraelit. Fitorja 0-3 për ekipin tonë u duk si një start I fuqishëm me trajnerin e ri por gjatë rrugës pati edhe ndalesa.  Fati e deshi që Izraeli të ishte sërish kundërshtar i Panuçit. Nga ndeshja e parë e deri më tani, trajneri numëron pesë humbje, një barazim dhe tre fitore.

Në konferenca, Panuçi theksonte se ekipi është në fazë eksperimentimi në mënyrë që të krijohej një frymë e re për ekipin. Sot në ndeshjen e dhjetë të tij Panuçit I ndalohen rreptësisht eksperimentet. Nga Izraeli tek Izraeli për të nxjerr një produkt që të gjithë po e presin ta shohin. Panuçi e nisi me Izraelin, por mund të ndodh që edhe ta mbyll  aventurën e tij me po këtë kundërshtar. Liga e Kombeve është një mundësi  që mund t’i  ofrojë Shqipërisë një biletë për Europianin e ardhshëm. Sonte pritet të vendoset fati i të dy palëve, Kombëtares dhe Panuçit./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top