
Tomas Guidara është mbrojtësi i krahut të djathtë që kërkohet me ngulm nga ana e Panuçit, për ta pasur të gatshëm në kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Futbollisti i cili aktivizohet me Belgranon, po bën ndeshje të shkëlqyera në Argjentinë.
Duke u nisur nga ky fakt, media të ndryshme japin vlerësimet e tyre të larta për këtë futbollist. Së fundmi është “Fichajes”, ajo që garanton se Guidara shumë shpejt do t’i bashkohet elitës së futbollit italian. Duke e krahasuar me Dani Alvesh, ky lojtar ka gjithçka që i nevojitet për të qenë i kompletuar.
Nëse marrëveshja me Panuçin do të mbyllej në mënyrën më të mirë, atëherë do të ishte Elseid Hysaj që do e ndiente veten të rrezikuar edhe te Shqipëria, ashtu si te Napoli. Arsyeja? Guidara ka aftësi të mëdha sa i përket daljes në sulm, duke qenë një forcë më tepër për shokët e skuadrës. /Shqiperia.ch/