You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi e kalon topin: Këta janë lojtarët tanë, tifozët revoltohen me të drejtë

Panuçi e kalon topin: Këta janë lojtarët tanë, tifozët revoltohen me të drejtë

Shqipëria e ka humbur takimin e parë kualifikues të Europianit, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia. Për të përshkruar në pak fjalë gjithçka që ndodhi, mjafton të themi se lojën e bën kuqezinjtë, ndërsa rezultatin e morrën kundërshtarët. Vetëm dy goditje mjaftuan për turqit, që e kanë përshëndetur në të dyja rastet portën. Në një intervistë për “Supersport”, Panuçi është shprehur:

“Në pjesën e parë kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar aksione. E kemi dhuruar golin e parë dhe kjo është e gjitha. Në pjesën e dytë kemi krijuar pak, vetëm me një gjuajtje në portë. Diferenca fizike e lojtarëve tanë me Turqinë ishte e madhe. Në pjesën e parë ne kemi pasur mundësi, megjithëse nuk kemi arritur të shënojmë. Këta janë lojtarët dhe kjo është skuadra.

Ne kemi luajtur me dy sulmues, por është e vështirë nëse nuk shënon. Unë i respektoj gjithmonë tifozët dhe kanë të drejtë që revoltohen ndaj nesh. Por këta janë lojtarët”, ka thënë Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top