You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi duhet të përtyp fjalët, Manaj shënon sërish për vetëm 2 minuta

Panuçi duhet të përtyp fjalët, Manaj shënon sërish për vetëm 2 minuta

Rey Manaj është sërish protagonist me fanellën e Albacete. Ekipi spanjoll ka kaluar në avantazh mjaft shpejt në ndeshjen e javës së shtatë ndaj Zaragozës.

Ka qenë goli i sulmesit shqiptar i cili ka ngritur në festë gjithë stadiumin. Manajt i janë dashur vetëm dy minuta për të gjetur rrugën e rrjetës e për të cuar të tijët në peshë. Me një të majtë të fuqishme, 21 vjecari ka gjunjëzuar kundërshtarin me një gjuajtje  nga brenda zonës, pas ekzekutimit të goditjes së dënimit nga ana e shokut të tij Acuna. Ky është goli i katërt me fanellën e Albacete për Rey Manajn, ndërsa i dyti rresht nuk kanë nevojë për t’u përfunduar 5 minutat e para, pasi sulmuesi shqiptar gjen rrjetën lehtësisht.

Ndaj Skocisë, shumë ulërima pati nga ana e Panuçit për Manajn, pasi e pa këtë të fundit duke hapur telefonin menjëherë pas asaj disfate, e duke e konsideruar si aspak profesionist. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top