
Panuçit i kanë mbetur më pak se 48 orë për të bërë llogaritë e fundit ndaj ishullorëve të Skocisë. Mbrëmjen e 10 shtatorit trajneri i Kombëtares sonë do të jetë në “fushë” për të dytën herë në Gllasgou. Herën e parë tekniku Italian luante me përfaqsuesen e vendit të tij. Në kualifikueset e Euro2008, praktikisht, mbrëmja e 17 nëntorit 2007 do të ishte vetëm e tija. Italia fitoi 1-2 me mjaft vëhtirësi. Ishte pikërisht Kristian Panuçi heroi I takimit I cili vulosi fitoren e azurëve në minutën e 90+1’.
Pirlo harkon në zonë, Panuçi zgjatet dhe godet me kokë, ndërsa topi kalon vijën fatale me lehtësi. Atë natë mediat skoceze do të shkruanin shumë, ato italiane edhe më shumë, teksa e përbashkëta ishte Panuçi. Skocia asokohe drejtohej nga Alexander Mcleish, edhe sot pas afro 11 vitesh në stolin e ishullorëve është po i njejti Panuç këtë herë udhëton në kushte të barabarta me Alexander Mcleish. Të dy e njohin njeri-tjetrin. Panuçi e ndëshkoi njëherë, të njejtën gjë pritet të bëj edhe ndeshjen e nesërme. Fundja ai do të dijë si të shënojë ndaj një ekipi që nuk ka ndrshuar, të paktën nga ana menaxhese./Shqipëria.ch/