You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi bën gati telefonatën pas golit, shkëlqimi i Uzunit në Kroaci është mbreslënës

Panuçi bën gati telefonatën pas golit, shkëlqimi i Uzunit në Kroaci është mbreslënës

E kishim lajmëruar prej kohësh, Myrto Uzuni është një nga talentet me plotë kuptimin e fjalës në Kroaci.

Ekipi i Lokomotivës së Zagrebit arriti të fitonte me rezultatin 0-3 ndaj Goricës, atje ku arriti të shënonte Lirim Kastrati dhe Uzuni. Ky ishte realizimi i parë për futbollistin shqiptar të Shpresave, që deri në këtë moment kishte bërë gjithçka mirë te skuadra kroate, por pa arritur të gjente rrjetën.

Një gol i shënuar që i vë vulën një punë të madhe të bërë në këto kohë, Myrto Uzuni është një nga ata lojtarë që duhet të bëhet pjesë e faturës së Panuçit. Nuk dihet ende nëse ky i fundit do e marrë lojtarin e Lokomotivës së Zagrebit për ndeshjet e tetorit, por një prej afrimeve të reja mund të jetë edhe ky lojtar.

Ndryshe nga Lirim Kastrati, Uzuni kërkon vetëm Shqipërinë, ndërsa babai i tij do të shprehej përpara pak ditësh për “Shqipëria.ch”: “Nuk dua të vdes pa e parë djalin tim me kuqezinjtë”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top