
Trajneri i Kombëtares nuk ka ndërmend të heq dorë në lidhje me çështjetn kundër ish presidentit Bujar Nishani. Ky i fundit e quajti trajnerin e kuqezinjve, Panuccin si sharlatanë dhe për këtë arsye ky i fundit nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rrugët gjyqsore, pasi e cilëson si prishje të imazhit të tij.
Italiani, pasi i është kthyer padia nga Gjykata e Parë e Tiranës, për arsye se ishte e parregullt, ai e depozitoi edhe një herë padinë duke bërë ndryshimet përkatëse.
Duket se Panucci nuk ka ndërmend të heq dorë nga drejtësia dhe nga synimi që ai ka vënë, për dëmshpërbilim për 100 mijë eurosh nga ish presidenti Nishani. Anila Karanxha është gjyqtarja e cila ka marrë përsipër çështjen, ku pret palën e akuzuar të depozitojë dhe arsyjetimin e sajë. /Shqipëria.ch/