You are here
Home > Kryefaqja > Panucci flet si ekspert merkatoje: Conte synon të fitojë por Juventus mbetet në majë

Panucci flet si ekspert merkatoje: Conte synon të fitojë por Juventus mbetet në majë

Kur janë mbushur afro pesë muaj nga shkarkimi i tij si trajneri i Kombëtares së Shhqipërisë, Christian Panucci ende nuk është ulur në një tjetër pankinë. Tekniku italian nuk e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Shqipëri duke u detyruar të kthehet në vendlindjes.

I endur mes pushimeve, Panucci ka dhënë së fundmi një intervistë për “Il Giorno” në lidhje me sitatën e futbollit italian. Në fjalën e tij trajneri ka shprehur se Seria A po trajnon lojtarë të rëndësishëm dhe kjo ka sjell një rritje graduale të futbollit italian. Mes të tjerash Panucci ka komentuar edhe trajnerët, duke vlerësuar afrimin e Conte tek Inter.

“Me siguri, futbolli italian ka filluar të trajtojë  lojtarë shumë të rëndësishëm. Merita  duhet t’i jepet Interit, Juventusit dhe Napolit për investimet që po bëjnë. Edhe teknikët janë gjithashtu një sinjal i rëndësishëm. Kur ju merrni një teknik si Antonio Conte është sepse ai po synon të fitojë. Në përgjithësi, të gjithë ndjekësit e Juventusit më duken se po forcohen dhe kjo na jep shpresë se mund të shohim një kampionat më t’u luftuar, edhe pse unë personalisht akoma shoh Juventusin mbi të tjerët “- ka thënë Panucci./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top