You are here
Home > Futboll Bota > Pandevin e mbajnë si legjendën e Maqedonisë, rekordin ia theu talenti i Shqipërisë…Seferi!

Pandevin e mbajnë si legjendën e Maqedonisë, rekordin ia theu talenti i Shqipërisë…Seferi!

Goran Pandev është padiskutim legjenda e Maqedonisë së Veriut dhe një prej figurave më të njohura në futbollin europian, që vjen nga kjo përfaqësuese. Spikatja e tij nisi që në moshë më të hershme, aqsa mbante edhe rekordin duke u thirrur nga Kombëtarja A, në moshën 17 vjeçare.

Nga ana tjetër, ish-trajneri i Taulant Seferit, Ismet Zeqiri, ka reaguar me një postim ku kërkon që drejtuesit e Shqipërisë ta ftojnë me patjetër në ndeshjet e shtatorit lojtarin e Young Boys, ndërsa flet edhe për një rekord absolut të këtij futbollisti te Maqedonia. Por për çfarë bëhet fjalë saktësisht?

Me kërkimet e bëra nga ana e “Shqiperia.ch”, Taulant Seferi rezulton si lojtar më i ri i grumbulluar ndonjëherë nga Maqedonia A në histori. Futbollisti në fjalë ka qënë i pranishëm në miqësoren ndaj Kamerunit, kur ishte vetëm 17-vjeç e dy muaj. Ndërsa Pandev, ishte thirrur në moshën 17-vjeç e 7 muaj. Dashuria e madhe për Shqipërinë bëri që Seferi të mos e diskutonte më vazhdimin te Maqedonia dhe duke i braktisur për kuqezinjtë me rastin e parë që iu dha, pavarësisht ngulmimit të fqinjëve, për ta pasur në përfaqësuesen e tyre. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top