
Një sukses të madh është duke marrë Panathinaikosi i këtij sezoni. Në fillimin e tij, ekipi me histori të madhe në Greqi, mori një dënim prej 6 pikësh nga Federata, për të nisur kështu kampionatin, më keq së asnjëherë më parë.
Në dukje vetëm, pasi “fëmijët” e trajnerit Donis janë të tmerrshëm. Trajneri grek vendosi që të aktivizonte vetëm futbollistët e rinjë në këtë skuadër, me një moshë mesatare prej 22-23 vjeçare të skuadrës. Rezultatet flasin në favor të tij, deri më tani, Panathinaikosi nuk e njeh shijen e humbjes dhe të barazimit në kampionat.
Por strategjia e trajnerit Donis nuk qendron vetëm të mosha, por edhe kombësia. Ai i kërkon thuajse vetëm lojtarët vendas, aqsa pjesa e dërrmuese e tyre janë të asaj shtetësie. Përjashtim bëjnë vetëm rreth 4 lojtarë, mes tyre edhe mesfushori i Shqipërisë, Ergys Kaçe. Ky është njëfarë vlerësimi për t’u mos anashkaluar. /Shqipëria.ch/