You are here
Home > Kombëtarja > Pamjet spektakolare publikohen nga “Arena Kombëtare”, testi i ndriçimit del me sukses

Pamjet spektakolare publikohen nga “Arena Kombëtare”, testi i ndriçimit del me sukses

“Arena Kombëtare” është gati për të mirëpritur tifozët në ndeshjet e nëntorit që do të ketë Kombëtarja e Shqipërisë. Punimet kanë përfunduar të gjitha, për të llogaritur edhe detajin më të fundit që kuqezinjtë të kenë mundësinë të luajnë në shtëpinë e tyre të re. Madje jo vetëm me Francën, por për ta nisur që me përballjen ndaj Andorrës.

Ndërkohë në stadiumin në fjalë është bërë edhe testi i ndriçimit, që siç duket edhe në videon e publikuar nga “Sport Ekspres”, dhuron një spektakël më vete. Ky impiant pritet t’i jap një tjetër fytyrë futbollit në Shqipëri, pasi është ndërtuar me kushtet moderne dhe bashkëkohore, për të zhvilluar ndeshje të një niveli të lartë. Padyshim që është një stadium që i kishte munguar vendit tonë, megjithëse në vitet e fundit kemi pasur një numër në rritje të ndërtimeve të ngjashme.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top