You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Pamjet e fundit nga “Arena Kombëtare”, Rama: Do u vijë zor nga bullallëqet që u ka nxjerrë goja!

Pamjet e fundit nga “Arena Kombëtare”, Rama: Do u vijë zor nga bullallëqet që u ka nxjerrë goja!

“Arena Kombëtare” është duke shkuar drejt fundit, ndërsa mbyllja e punimeve pritet të ndodhë përpara takimit që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Islandës. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ky takim do të zhvillohet në kryeqytet, pasi nga ana tjetër Bashkia e Tiranës ende nuk ka garantuar ndërtimin e sheshit në kohën e nevojshme.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar disa foto të fundit nga “Arena Kombëtare”, duke bërë edhe një reagim të hapur për të gjithë ata që e kritikuan këtë ndërtim.

“Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja.

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat.

Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama”, shkruan Rama. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top