
Lista e Kombëtares do të zyrtarizohet në mëngjesin e ditës së nesërme, më saktësisht në orën 11:00. Deri tani është konfirmuar lajmi i “Shqiperia.ch” se Klaus Gjasula do të jetë surpriza e madhe në prurje, ndërsa priten edhe ndryshime të tjera.
Armando Sadiku dhe Taulant Seferi mund të jenë në listën e pritjes sipas të gjitha gjasave. Pra emrat e tyre nuk do të figurojnë në listën e plotë, por në rast dëmtimesh, mund të thirren. Kjo pasi edhe aty ka përzgjedhje, pasi nuk mund të thirret lojtarët që gjenden jashtë saj. Gjithashtu edhe Keidi Bare do të gjendet në të, ndërsa pritet konfirmimi i mungesës së Eros Grezdës. Në orët e fundit mediat italiane zyrtarizojnë edhe ftesën e mbërritur për mbrojtësin shkodran të Napolit, Elseid Hysaj. Sa i përket Armando Brojës, sulmuesi i Chelseat nuk gjendet në të, pasi u grumbullua nga Alban Bushi te kuqezinjtë U-21. /Shqiperia.ch/