You are here
Home > Futboll Bota > “Paguheshin më kot dhe as që dukeshin në fushë”, Naser Aliji dhe rregulli i çuditshëm i trajnerit

“Paguheshin më kot dhe as që dukeshin në fushë”, Naser Aliji dhe rregulli i çuditshëm i trajnerit

Që prej muajit nëntor, Naser Aliji është bërë pjesës e skuadrës rumune të Dinamos së Bukureshtit. Me këta të fundit duket se akoma nuk ka rigjetur formën e tij më të mirë, pasi edhe dëmtimet e periudha e gjatë jashtë fushës së futbollit profesionist, kanë qënë pengesë për legjionarin.

Këtu sigurisht që është për t’u kujtuar ajo dramë familjare me babain e sëmurë, që e bëri lojtarin të luajë në ligat amatore të Zvicrës, vetëm për të qenë pranë familjes. Kjo është e shkuara dhe skuadra e Dinamos së Bukureshtit është në një minifazë përgatitore për rifillimin e kampionatit, duke zhvilluar edhe disa miqësore.

Në dy nga këto sfida, Naseri ka qënë i pranishëm në fushën e lojës, teksa po përpiqet të rigjejë formën e tij më të mirë. Megjithëse klubi rumun ka dështuar duke humbur në të dyja rastet, niveli i futbollistit të Kombëtares është vlerësuar pozitivisht.

Ajo çka mund të vëmë në duke është se më në fund, këtë muaj, 25-vjeçari do ketë mundësinë të paguhet nga klubi i tij. Kjo për arsyen e politikës që ndjek brenda ekipit, skuadra e Dinamos së Bukureshtit. Para pak kohësh trajneri i këtij ekipi ka vendosur një rregull të veçantë se do të paguhen vetem ata futbollistë që do të stërviten dhe luajnë me ritme shumë të larta, që janë në gjendje t’i shërbejnë ekipit, e jo ata që nuk duken asnjëherë në fushë.

Me shumë gjasa, mbrojtësi kuqezi do ta shohim në  fushë të luajë për skuadrën e tij gjatë rifillimit të kampionatit dhe në konform të këtij rreguli, Naseri do të paguhet normalisht nga Dinamo e Bukureshtit.

“Këtu kishte lojtarë të Dinamos, që luanin ose jo, fitonin ose jo me skuadrën, merrnin 155.000 euro në vit. Asnjëherë nuk luanin disa prej tyre, vetëm sa stërviteshin. Madje kur futeshin në fushë, nuk dukeshin askund. Unë e them sinqerisht, mendova se ishin duke u tallur kur erdha në drejtimin e skuadrës, derisa pashë dokumentat”, u shpreh para disa kohësh trajneri i Dinamos. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top