You are here
Home > Futboll Bota > Pagueshin si të çmendur se stërviteshin, seriozisht e keni? E vendos trajneri, nuk ka para për Alijin

Pagueshin si të çmendur se stërviteshin, seriozisht e keni? E vendos trajneri, nuk ka para për Alijin

Naser Aliji është futbollisti i Kombëtares që sot ka një datë të veçantë, pasi feston 25-vjetorin e lindjes së tij. Një nga kontigjentët e rëndësishëm edhe për Shqipërinë, që më parë ka dhënë garanci në krahun e majtë të mbrojtjes.

Por dëmtimet dhe vështirësitë që i ka dhënë jeta, kanë bërë që Aliji të humbasë shumë në karrierën e tij. Vlen të theksohet fakti se vetëm para pak kohësh, mbrojtësi shqiptar zgjodhi me dëshirën e tij të luante në ligat më të ulëta të Zvicrës, vetëm për të qëndruar pranë babait që ishte në frymën e fundit.

Aktualisht futbollisti i Kombëtares ndodhet te Dinamo e Bukureshtit, që nuk gëzon një formë aspak të mirë. Gjithsesi, pagës së parë Aliji nuk i është gëzuar ende në këtë skuadër. Kjo për shkak të vendimit të trajnerit Mirçea Rednic, që i ka kursyer arkave të klubit rreth 53.000 euro në muaj. Ai largoi disa lojtarë që i quajti të tepërt, ndërsa për rastin e Alijit, që është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë për skuadrën, asnjë para nuk shkon në llogarinë e futbollistëve që ndodhen në të njëjtën situatë.

“Këtu kishte lojtarë të Dinamos, që luanin ose jo, fitonin ose jo me skuadrën, merrnin 155.000 euro në vit. Asnjëherë nuk luanin disa prej tyre, vetëm sa stërviteshin. Madje kur futeshin në fushë, nuk dukeshin askund. Unë e them sinqerisht, mendova se ishin duke u tallur kur erdha në drejtimin e skuadrës, derisa pashë dokumentat”, u shpreh trajneri i Dinamos. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top