
Meritan Shabani ka zgjedhur Kosovën për të kaluar këto ditë festash, pavarësisht se lojtari i Bajernit mund të shkonte në të gjitha vëndet e Europës apo edhe më gjerë. Megjithatë, vendlindja nuk mund të harrohet dhe njerëzit e afërt janë ata që e zbukurojnë festën më tepër.
Nisur nga të gjitha këto, padyshim që Shabani zgjodhi të kalonte disa kohë të bukura dhe ç’lodhëse në Kosovë, përpara se të niset në Gjermani për të vazhduar rrugëtimin te Bajerni. Së fundmi ai u aktivizua pak minuta nga fundi me ekipin e parë, në atë takim ndaj Frankfurtit.
Një e papritur dhe dhuratë e bukur i ka ardhur këtij tifozi nga shqiptarët të cilët janë tifozë të Bajernit. Ata kanë shkëmbyer disa dhurata e kartolina në drejtim të yjeve të bavarezëve, duke u dakortësuar edhe për takime të tjera në të ardhmen. /Shqiperia.ch/