You are here
Home > Futboll Bota > Orët e fundit të merkatos/ Talenti Liço bën kalimin, lë Leganesin për Sportingun e Lisbonës

Orët e fundit të merkatos/ Talenti Liço bën kalimin, lë Leganesin për Sportingun e Lisbonës

Talenti shqiptar nga Korça, Rean Liço ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë. Futbollisti 18-vjeçar ka hedhur firmën për ekipin e njohur portugez, Sportingun e Lisbonës.

Mesfushori më parë ishte pjesë e Leganesit, duke u aktivizuar për të rinjtë e spanjollëve. Pavarësisht mbërrijes në Spanjë, Liço nuk e gjeti ambientin e dëshiruar, duke nënshkruar kështu me një tjetër skuadër europiane.

Sportingu i Lisbonës është një ekip i njohur në arenën europiane, por për të shkuar deri këtu për mesfushorin shqiptar ka ende kohë. Ai duhet të dëshmojë se e meriton ftesën e trajnerit të parë, për të luajtur në elitën e futbollit portugez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top