
Një nga sulmuesit shqiptar më në formë të momentit, padyshim që është Rei Manaj. Ky i fundit po zhvillon një kampionat fantastik me skuadrën spanjolle të Albacetes, teksa me këta të fundit ka arritur të shënojë plot 6 gola në 13 sfida.
Këtë muaj, në Spanjë, u përfol se sulmuesi shqiptar kishte oferta nga Bundesliga e Gjermanisë, ku Shtutgarti dhe Hanoveri ishin vendosur në gjurmët e Manaj, pa harruar këtu edhe interesimin e Seviljës dhe Valencias.
Sipas të përditshmes spanjolle “CMM”, raportohet se ekipi i Albacetes ka refuzuar një ofertë për të lënë të lirë sulmuesin kuqezi. Sipas tyre në drejtim të klubit spanjoll ka patur një ofertë prej 5 milion eurosh nga një skuadër gjermane, por emri ekipit nuk bëhet i ditur. Mesa duket Albacete nuk mendon ta lëshojë lehtë 21-vjeçari, pasi është pikërisht Manaj, ai që po i udhëheq drejt elitës së kampiomatit spanjoll, La Ligës.
Një gjë është e sigurt, se deri në fundin e këtij sezoni futbollistik, lojtari nga Lushnja do të jetë pjesë e Albacetes, duke i udhëhequr këta të fundit drejt skuadrave më të mira të kampionatit spanjoll, pasi aktualisht është në ligën e dytë të saj. /Shqiperia.ch/