
Një ndeshje e pritur me padurim është ajo mes Islandës dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Por jo të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë për ta ndjekur nga televiziori këtë takim, duke marrë parasysh orarin e pazakontë.
Kjo përballje do të luhet në orën 15:00 me atë zyrtare në vendin tonë, ndërsa në Rejkjavik akrepat do të jenë në 13:00. Një vendim disi i çuditshëm i UEFA-s, duke e lënë takimin në drekë dhe jo në mbrëmje. Duke marrë parasysh se ky është një orar zyrtar ku njerëzit në Shqipëri gjenden në punë të ndryshme, emocionet nuk do të përjetohen në të njëjtën mënyrë si më parë dhe në masë të gjerë. /Shqiperia.ch/