You are here
Home > Futboll Bota > Operacioni fshesa që kur zgjodhi Shqipërinë, Hajdarin e presin krahëhapur në Suedi: Privilegj!

Operacioni fshesa që kur zgjodhi Shqipërinë, Hajdarin e presin krahëhapur në Suedi: Privilegj!

Astrit Hajdari ishte një mesfushor shumë premtues, të cilin Panuçi nuk ngurroi ta bënte pjesë të Kombëtares. Futbollisti që aktivizohej me AEK shihej me shumë dashuri edhe nga tifozët shqiptarë, që prisnin shumë prej tij.

Megjithatë peripecitë në Greqi nuk e kanë lënë të qetë këtë lojtar, që në momentin kur iu bashkua kuqezinjve. Nëse më parë kishte hapësira për të në fushë, pasi iu bashkua Shqipërisë konsiderohej me fat nëse ishte në stol. Tashmë futbollisti 28-vjeçar është larguar nga Greqia dhe pritet të bëj një hap pas në karrierën e tij, për t’u rikthyer andej nga erdhi, me Orebron në Suedi.

Do të ishte vetë trajneri i Orebros, Axel Kiel që do i pranonte këto tratativa: “Hajdari është një lojtar shumë i mirë, kam pasur privilegjin të punoj me të. I kam folur dhe kam komunikuar me të dhe menaxherin e tij. Tashmë të shpresojmë me atë që do të ndodhë”, u shpreh Kiel, duke iu referuar një rikthimi të futbollistit shqiptar në kampionatin suedez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top