You are here
Home > Futboll Bota > Oferta e rrallë/ Vilë nga presidenti dhe premtim për trajner, Behrami i bashkohet Lenjanit

Oferta e rrallë/ Vilë nga presidenti dhe premtim për trajner, Behrami i bashkohet Lenjanit

Sioni ka bërë gjithçka për të zyrtarizuar marrëveshjen me Valon Behramin në merkaton e verës. Presidenti i ekipit zviceran i ka premtuar edhe një vilë mesfushorit me origjinë shqiptare, për të qëndruar së bashku me bashkëshorten.

Nuk mbaron vetëm këtu, pasi në këtë ofertë të rrallë, ka edhe një premtim tjetër. Behrami merr sigurinë se do të drejtoj si trajner Sionin në të ardhmen. Në kushte të tilla ky lojtar nuk kishte sesi t’i thoshte “JO” zviceranëve, për të vazhduar karrierën e tij.

Gjithashtu në këtë klub aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, pa harruar edhe mesfushorin Bastien Toma. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top