
Vetëm dy javë kampionati te Fenerbaçe në kampionatin turk, por oferta e parë ka mbërritur për Vedat Muriqin. Dy gola në po aq takime të luajtura, janë një tregues i mjaftueshëm për të treguar aftësitë e këtij sulmuesi. Sipas asaj që raporton “Fotomac”, një klub i Arabisë Saudite ka ofruar trefishin e çmimit që Fenerbaçe shpenzoi për të blerë Muriqin. Bëhet fjalë për 12 milionë euro, ndërsa sulmuesi shqiptar u transferua për 4 milionë euro.
Gjithsesi oferta është refuzuar menjëherë nga klubi turk që e bazon projektin mbi Muriqin, ndërsa edhe vetë dëshira e futbollistit është për të qëndruar te Fenerbaçe. /Shqiperia.ch/