You are here
Home > Kombëtarja > Oferta e majme e Greqisë, dëgjoni Durmishajn: Mu deshën 3-4 ditë që ta besoja, i thashë edhe babait

Oferta e majme e Greqisë, dëgjoni Durmishajn: Mu deshën 3-4 ditë që ta besoja, i thashë edhe babait

Fiorin Durmishaj është pjesë e Olimpiakosit dhe po bëhet gati për të nisur sezonin e ri në Greqi. Një gjysmë kampionati i zhvilluar në perfeksion me Panionosin, por që nuk arriti të shënonte më, që nga koha kur zgjodhi të braktisi kuqezinjtë.

Sigurisht që flitet për një rastësi, por nëse njerëzit e besojnë “drejtësinë hyjnore”, atëherë nuk është edhe aq. “Shqiperia.ch” mësoi në mënyrë ekskluzive pak kohë më parë, se Durmishajt iu propozuan 250 mijë euro nga helenët, që të braktiste Shqipërinë.

Ashtu edhe ndodhi, ndërsa së fundmi sulmuesi kuqezi ka folur sa i përket ndërrimit të zgjedhjes, me deklaratën që zbulon “Shqiperia.ch”: “Pasi më morrën në telefon drejtuesit e Kombëtares së Greqisë, për të më dhënë lajmin, mu deshën 3-4 ditë për ta besuar. Ia thashë edhe babait, familjes sime. Është nder të lozësh për Greqinë. Pastaj nisa ta besoja, deri në momentin që më morën te ekipi”, ka thënë Durmishaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top