You are here
Home > Futboll Bota > Oferta e çmendur! Kërkohet Toti si futbollist 42-vjeç, mund të jetë shok skuadre me Ezgjan Alioskin

Oferta e çmendur! Kërkohet Toti si futbollist 42-vjeç, mund të jetë shok skuadre me Ezgjan Alioskin

  • Një hipotezë e çmendur është hedhur nga Italia, atje ku një ofertë ka mbërritur për rikthimin e Françesko Totin si futbollist. Megjithëse është 42-vjeç, te Lidsi në Angli kanë ende besim në klasin e tij.

Toti ka dhënë dorëheqjen nga Roma, pasi mori një post drejtues te skuadra ku u kthye në legjendë. Nëse do të shkonte te Lidsi, atëherë do të luante edhe me futbollistin që ka origjinë shqiptare, Ezgjan Alioskin. Nuk po flasim për një teori të pabazuar, pasi të gjithën këtë e ka thënë ish-lojtari i Romës, Mario Borrielo, për “Sky Sport Italia”:

“Toti u largua për mënyrën sesi u trajtua te Roma dhe ka keqardhje nga të gjithë dashamirësit e futbollit. Por jeta kështu është, me lëkundje dhe nis gjithmonë një fillim i ri. Unë e di se një skuadër e njohur në Angli ka kërkuar që ta rikthej Totin si futbollist”, ka thënë Borrielo, ndërsa mediat sportive zbuluan se bëhej fjalë për Lidsin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top