You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Odisea i Shqipërisë e ka të qartë rrugën e kualfikimit të Shqipërisë: Panuçi nuk më ka kontaktuar

Odisea i Shqipërisë e ka të qartë rrugën e kualfikimit të Shqipërisë: Panuçi nuk më ka kontaktuar

Odise Roshi do të jetë pjesë e ndeshjes së parë të kualifikueseve “Euro2020”. Sulmesi vlonjat pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për gati 4 muaj me rradhë është rikthyer stërvitjes intensive. Teksa skuadra e tij rus, Akhmat Grozni, ka nisur përgatitjen dimërore, Roshi ka shtrënguar dhëmbët duke qenë pjesë e saj.

Nga divani i shtëpisë 26 vjeçari ndoqi afro 15 ndeshje ndërsa nuk ka ndërmend të pres akoma më gjatë. Në një intervistë dhënë së fundmi për “Ora Neës”, sulmesi shqiptar ka pranuar se rikuperimi po shkon mirë dhe se brenda pak kohëve do të jetë në 100% të formës fizike. Sa i përket angazhimit në Kombëtare, Roshi ka mbajtur kontaktet me trajnerët ndihmës gjatë kësaj kohe.

Ndonëse Kombëtarja e Shqipërisë nuk është në formën e saj më të mirë, Roshi beson se plotësimi i mungesave nga lojtarët e dëmtuar dhe një 3 pikësh i parë do të krijonte nje grup akoma më premtues se ai i “Euro2016”.

“Prej dy ditësh jam i grumbulluar me skuadrën e Akhmat Grozni. Kemi një fazë të gjatë përpara. Tani kujtojmë se në fund të shkurtit nis kampionati. E nisim pak me vonesë pasi siç dihet temperaturat janë nën minus. Për momentin jam shumë mirë. Dje kam bërë disa teste, të cilat dolën pozitive. Por më duhet edhe pak kohë, besoj 1 muaj që të jem 100%, që të stërvitem me ekipin. Do filloj gradualisht që të futem pak nga pak.

Po stërvitem në mënyrë individuale. Po stërvitem edhe me grupin, ato 10-20 minutat e para të stërvitjes, pastaj kaloj individual me trajnerin personal që kam këtu. Kam folur me trajnerin dhe doktorin, ku më kanë thënë se do të jem gati 100%. Nganjëherë nuk i dihet. Varet nga trupi i njeriut. Kur e ndjen futbollisti veten mirë atëherë mund të zbres në fushë.

Kontaktet me Panuccin? Gjatë kësaj kohe nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Panuccin por kam pasur me ndihmësit e tij, trajnerin e dytë kam pasur gjithë kohës.  Besoj se nuk ka qënë një kombëtare shumë e mirë ajo e Shqipërisë, por kemi bërë edhe paraqitje të mira. Kemi bërë edhe paraqitje të këqija si gjithmonë. Por besoj se ka pasur edhe shumë mungesa të disa lojtarëve, që po të ishin do të kishin arritur edhe rezultate më të mira. Shpresojmë që në ndeshjen e parë eliminatore të marrim 3 pikët, dhe pastaj të ecim siç bëmë përballë Portugalisë në Evropian. Morëm 3 pikët e para edhe kaluam. Shpresojmë te e njëjta gjë edhe këtë vit”, u shpreh Roshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top