You are here
Home > Kombëtarja > O sot, o kurrë! Merkato e janarit vjen si makth, Grezda duhet të tregojë sesa vlen në Skoci

O sot, o kurrë! Merkato e janarit vjen si makth, Grezda duhet të tregojë sesa vlen në Skoci

Legjionari i Kombëtares më në zë të momentit, Eros Grezda, me shumë mundësi sot luan shansin e tij ndoshta edhe të fundit tek klubi skocez i Rangersit. Ditën e sotme këta të fundit luajnë në shtëpi ndeshjen kundër skuadrë së Motherwellit të vlefshme për kapionatitn skocez.

Sipas mundësive, gjasat janë tepër të mëdha që mesfushori kuqezi, Eros Grezda, ta nisë këtë sfidë si titullarë, duke parë që edhe lojtari Kandelas është i dëmtuar për këtë sfidë. Legjionari është shprehur pak ditë më parë që pret që në ktë ndeshje, trajneri anglez i Rangersave, Stiven Gerrard, t’i besojë atij vendin e titullarit. Duket se kjo është mundësia më e artë për mesfushorin e Kombëtares, teksa ditën e nesërme do të grumbullohet me Shqipërinë.

Sfida që kanë ditën e sotme djemtë e Gerrard është shumë e rëndësishme, pasi me një fitore të mundshme që në letër duket e lehtë, ata afrohen gjithmonë e më shumë me vendin e parë. Ajo çka mund të theksojmë është se sot mund të jetë momenti i Eros Grezdës, që këtë verë u transferua me shumë bujë tek gjigandët skocez. Tanimë çdo gjë mendtet në dorë të legjionarit, pasi me kritikat nuk kanë munguar kundrejt tij.

Një tjetër dështim në ditën e sotme do të bënte që të mendohej jo pak një largim i mundshëm i mesfushorit shqiptar apo një huazim i mundshëm i tij në merkaton e janarit. Në kushte të tilla jemi, në Skoci e aq më tepër te Rangersi, nuk mund të presin shumë gjatë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top