You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “O sa mirë me qenë shqiptar”…nga Italia! Molla tjetër rast, dashuri e shtirur dhe braktisja e kuqezinjve

“O sa mirë me qenë shqiptar”…nga Italia! Molla tjetër rast, dashuri e shtirur dhe braktisja e kuqezinjve

Marko Molla është transferuar te Bolonja, duke u kthyer në portierin e tretë të skuadrës italiane. Një arritje e madhe kjo duke parë se lojtari në fjalë është vetëm 17-vjeç. Pas disa grumbullimeve te Shqipëria, shkodrani nuk mund t’i rezistonte dot tundimit për t’i braktisur kuqezinjtë, kur në peshore ishte edhe Italia.

Sigurisht, për momentin karriera duket më e sigurt te “azurrët”, pasi flasim për të rinjtë, por kjo zgjedhje është me pikëpyetje të mëdha duke menduar aspiratat që ka Molla, për të zënë vend në Italinë A në të ardhmen. Në një intervistë për “Shkodra Sport”, portieri i ri i Bolonjës dhe Italisë, shpreh gjithë krenarinë e madhe për prejardhjen e tij dhe duke folur me dashuri të madhe, megjithëse u largua me rastin e parë që iu dha mundësia.

“Po, kam firmosur dy ditë më parë kontratën me Bolonjën dhe padyshim që jam shumë I kënaqur. Ky klub më dha një mundësi shumë të mirë dhe prandaj falenderoj drejtuesit dhe gjithë ekipin. Padyshim që është kënaqësi e madhe të jesh pjesë e një skuadre të Seria A sepse do të jem portier i tretë i ekipit të parë të Bolonjës.

Sigurisht që kjo më motivon edhe më shumë sepse kënaqësia mbyllet këtu. Ajo që do kërkoj unë nga vetja është që gjithmonë të jap maksimumin për të justifikuar besimin e drejtuesve.

Unë dua të falenderoj Shqipërinë për të gjitha grumbullimet që kam bërë për të, por Italia më dha një mundësi të artë dhe u mundova ta shfrytëzoj. U shpalla nënkampion Europe në vetëm pak muaj që jam pjesë e saj dhe kjo padyshim që është diçka fantastike. Megjithatë, unë kudo them se jam shqiptar. Vërtetë kam lindur në Itali, por zemrën e kam shqiptare. Prindërit e mi janë shqiptarë dhe prandaj edhe unë shqiptar do mbetem gjithë jetën”, ka thënë Molla. /Shqiperai.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top