You are here
Home > Futboll Bota > “O Iniesta i Shqipërisë, mbaj disa pasime për mua”, në Greqi përulen para madhështisë Kaçe

“O Iniesta i Shqipërisë, mbaj disa pasime për mua”, në Greqi përulen para madhështisë Kaçe

Një sezon fantastik për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe, që gjatë kësaj periudhe me Panathinaikosin po përjeton momentet më të mira të karrierës. Shpeshherë të kujton kohën kur ishte pjesë e PAOK, teksa shumë ekipe nga Seria A ishin në rradhë për të marrë shërbimet e futbollistit shqiptar.

Por pasi zgjodhi kombëtaren shqiptare, Kaçe kaloi shumë peripeci dhe një kalvar huazimesh, ndërsa aktualisht ndodhet te Panathinaikosi, i huazuar po prapë nga PAOK. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kjo eksperiencë e futbollistit të Shqipërisë po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Perla e fundit e nxjerrë nga ana e repertorit të Kaçes, ishte një pasim në përfeksion nga gjysmëfusha e tij, për të mbërritur në këmbët e Machedas që ndodhej në sulm, e nuk e kishte të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. “Falenderime të mëdha për Ksavin shqiptar”, do të shprehej Macheda.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe komenti i futbollistit tjetër të Panathinaikosit, Mooney, në rrjetin social “Instagram”, që zë rradhën për mesfushorin shqiptar: “O Iniesta nga Shqipëria. Mbaj disa pasime edhe për mua kur të kthehem”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top