
Një situatë shumë qesharake vjen nga futbolli në Kosovë, madje në atë nivel, aqsa mund ta quajmë edhe disi të tepruar.
Klubi që gjendet në Ligën e dytë në Kosovë,Ratkoçi, ka njoftuar nëpërmjet “Facebook”, për ndeshjen e radhës që do të zhvillohej në kampionat. Një prej komenteve që bëri menjëherë përshtypje, ishte i njërit prej futbollistëve këtij ekipi, Egzon Hoti, i cili shprehet: “Zyrtare. Unë nuk do të vij, më ka dalë viza”.
Sigurisht, në futbollin mbarëshqiptar, rritja e nivelit të seriozitetit mund të duket një luks dhe kërkesë e tepruar, por edhe në këtë gjendje në të cilën situata ndodhet, ka vend për shumë përmirësime. Një batutë e bukur, por edhe që mund të kursehej… /Shqipëria.ch/