
Përpara vetëm pak ditësh, në një intervistë për “Shqipëria.ch”, babai i Myrto Uzunit do të shprehej: “Është ëndrra më e madhe e Uzunit që të veshë fanellën e Shqipërisë, por edhe e imja. Shpresoj të mos vdes pa e parë djalin tim veshur me fanellën e Shqipërisë”.
Ekskluzive/ “Nuk vdes, pa e parë djalin tim me Shqipërinë”, drithërima e rastit të Uzunit
Kjo është historia e një familje që pavarësisht vështirësive, peripecive dhe vuajtjeve të kaluara, asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë tokën se ku u rrit dhe lind, pavarësisht se kjo e fundit bëri që në mënyrën e saj të funksionimit, t’i mohoeshin aq shumë gjëra të ardhmes së Myrto Uzunit.
Por, djaloshi i lindur në Berat, nuk pështyn asnjëherë aty ku më parë ka ngrënë, ndryshe nga shumë raste të tjera. Dashuria për Shqipërinë jo vetëm që nuk është e shuar e venitur, por është më e gjallë se kurrë.
Myrto Uzuni do të jetë afrimi më i ri i Shqipërisë për ndeshjet e tetorit, ndërsa një ëndërr aq e madhe është bërë realitet. Babai i tij, që e ndien aq shumë të gjithën këtë, nuk është e nevojshme që të shkojë aq larg me dëshirën e tij, pasi për të parë djalin e tij me fanellën e kuqezinjve, duhet të presë vetëm disa ditë. /Shqipëria.ch/