You are here
Home > Kombëtarja > Nuk u thye premtimi im, ju i thyhet punën Vokrrit! Ismajli e parapriu skandalin e madh në Kosovë

Nuk u thye premtimi im, ju i thyhet punën Vokrrit! Ismajli e parapriu skandalin e madh në Kosovë

Një skandal i madh ka plasur së fundmi në Kosovë, atje ku djali i ish-presidentit të ndjerë Vokrri, ka dalë kundër aktualit Ademi. Gramoz Vokrri është shprehur se ende pa u prerë i qetë babai i tij, Ademi kishte nisur me mbledhjen e votive për të marrë postin, ndërsa tashmë ka prishur gjithçka në Federatë, duke luftuar për interest e tij.

Por një skandal të tillë, Ardian Ismajli e kishte paralajmëruar kohë më parë. Pikërisht atëherë kur të gjithë iu sulën mbrojtësit shqiptar, madje duke e quajtur edhe si “tradhëtar”, për kalimin që bëri nga Kosova te Shqipëria. Më së shumti kjo pasi flitej për një premtim që Ismajli i kishte dhënë Vokrrit, për të luajtur me dardanët.

Vetë futbollisti i Hajdukut do të sqaronte gjithçka më pas, duke parashikuar saktësisht se çfarë do të ndodhte me Kosovën. Preçizioni i këtij futbollisti mbetet i njëjtë edhe në fjalë, ashtu si në ndërhyrjet e tij.

“Më vjen keq kur dëgjoj fjalët e Eroll Saliut(sekretari i FFK), që unë paskam bërë shantazh Kosovës për fanellë titullari. Ai më njeh mirë dhe e di se çfarë do të ndodhi, por ne ia lëmë kohës. Me vdekjen e Vokrrit  ndryshuan shumë gjëra te FFK. Nuk u thye premtimi im, por puna e të ndjerit”, ka thënë Ismajli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top