
Sikur të mos mjaftonte Meritan Shabani, Gjermania U-20 mendon për t’i “rrëmbyer” një tjetër talent premtues Shqipërisë.
Këtë herë bëhet fjalë për futbollistin e Hanoverit, Florent Muslija. Klubi që luan në Bundesligë, po i jep gjithmonë e më shumë hapësirë këtij lojtari, ku po bazojnë të ardhmen e tyre.
Sipas asaj që raporton “Dfb”, trajneri Schonweitz do të thërras Muslijan për dy ndeshjet që do të zhvillohen ndaj Holandës dhe Zvicrës. Në këtë grup lojtarësh ka bërë pjesë gjithashtu edhe Meritan Shabani, ndërsa këta të fundit mund të ishin e ardhmja më e ndritur e Shqipërisë. /Shqipëria.ch/