You are here
Home > Kombëtarja > Nuk shikon vetëm shqiponjat! UEFA dënon Rumaninë për racizmin ndaj shqiptarëve e hungarëzëve

Nuk shikon vetëm shqiponjat! UEFA dënon Rumaninë për racizmin ndaj shqiptarëve e hungarëzëve

Të paktën këtë herë UEFA tregon se nuk shikon vetëm festimet me shqiponjë të bëra nga futbollistët shqiptarë, por dëgjon edhe thirrjet raciste kundrejt tyre.

Fatkeqësisht këto të fundit nuk kanë mungur, ndërsa precedenti i fundit ishte ai në takimin Rumani-Serbi. Tifozët vendas kanë brohoritur në kor për thirrje raciste ndaj shqiptarëve, duke u shprehur edhe se Kosova është Serbi.

Për të vazhduar më pas me thirrjet raciste ndaj fqinjëve hungarezë. Në këto kushte, UEFA ka dënuar Rumaninë që të luajë takimin e radhës pa tifozë, ndërsa e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Rumanisë me 73 mijë euro në total. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top