You are here
Home > Futboll Bota > Nuk pranoj të ishte në stol me Kosovën, legjenda e Milanit nuk e fal: Ja kur vjen shkarkimi i trajnerit!

Nuk pranoj të ishte në stol me Kosovën, legjenda e Milanit nuk e fal: Ja kur vjen shkarkimi i trajnerit!

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic do të shkarkohet nga detyra nga Mali i Zi, pas ndeshjes me Kosovën. Kjo jo për shkak të rezultatit të marrë, por për vendimin e teknikut me origjinë serbe, për të mos qënë në stol ndaj Kosovës.

Vendimi kishte mbërritur në zyrën e presidentit të Federatës së Malit të Zi të Futbollit, Dejan Savicevic, vetëm të premten pasdite. Pra pak orë përpara takimit, ndërsa tashmë është vetë legjenda e Milanit që ka detyrën e presidentit të Federatës, Savicevic, që do të shkarkojë trajnerin.

Kjo është ajo që raportohet së fundmi nga mediat malazeze. Gjithçka pritet të mbyllet në ditën e nesërme, atje ku me një mbledhje urgjente, do të zyrtarizohet edhe ndarja e bashkëpunimit me Tumbakovic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top